SHOQËRI

Artikull

Pensionistët britanikë mburren për jetën e tyre në Bullgari

Dielë, 6 Tetor 2024, 04:30

Pensionistët britanikë mburren për jetën e tyre në Bullgari

FOTO: dailymail

Madhësia e shkronjave

Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill, një ish-mësues, tani pensionist, i cili me gruan e tij ka dy prona në Bullgari, merr kujdes më të mirë shëndetësor, shijon verat e nxehta dhe skijimin në dimër dhe e gjithë kjo — për një kosto tepër të ulët jetese, siç thotë ai.
Hill ishte një mësues anglishteje dhe udhëtoi gjerësisht nëpër botë duke ushtruar profesionin e tij. Pas daljes në pension në vitin 2005, ai u vendos me gruan e tij pranë qytetit të Elenës (Bullgaria Veriore), duke blerë gjithashtu një apartament në Veliko Tërnovo(Bullgaria Veriore), ku jetojnë gjatë dimrit. Çifti është i kënaqur me jetën në Bullgari, ku kanë miq të rinj dhe mundësinë për të pritur mysafirë nga jashtë.
“Jeta këtu është e thjeshtë, e lehtë dhe gjithçka është shumë e përballueshme. Nuk do të mendoja kurrë të kthehesha në Mbretërinë e Bashkuar”, përmbledh Hill, cituar nga korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип