FOLKLOR

Artikull

Momçillgradi magjeps banorët e Sofjes me shijen dhe folklorin e Rodopeve

Shtunë, 4 Tetor 2025, 06:35

Momçillgradi magjeps banorët e Sofjes me shijen dhe folklorin e Rodopeve

FOTO: BTA - arkiva

Madhësia e shkronjave

Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton “Momçillgrad – zemra e Rodopeve Lindore”, ditën e sotme (4 tetor) në sheshin "Banski".
“Vendi i ngjarjes është simbolik, sepse ndodhet shumë pranë tre tempujve – kishës ortodokse 'Shën Nedelja', xhamisë historike dhe kishës katolike, deklarojnë nga bashkia e Rodopeve, e cila është organizatore e aktivitetit.

FOTO: архив

Gjatë panairit, banorët dhe mysafirët e Sofjes mund të shijojnë ushqimet tradicionale të zonës – dollma me gjethe rrushi, byrekë, specialitete mishi dhe erëza nga produkte vendase. Prodhues nga Rodopet prezantojnë mjaltë, djathëra, fruta të thata, bimë mjekësore dhe punime artizanale që pasqyrojnë pasurinë dhe autenticitetin lokal.
Do të prezantohen gjithashtu mundësitë për turizëm, akomodim dhe përvoja gastronomike në këtë pjesë të Rodopeve Lindore.
Për atmosferën festive do të kujdesen artistë të njohur, grupe të ndryshme dhe qytetarë nderi të Momçillgradit, të cilët do të sjellin muzikë dhe tradita kulturore nga takimet ndërkombëtare të banorëve të Momçillgradit që zhvillohen çdo vit në fund të korrikut.

Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA-arkiva, arkiva