Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa, Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit morën pjesë në një festival për jetesën e shëndetshme të mbajtur në Momçillovci. Grupi bullgar prezantoi mënyrën e shëndetshme të jetesës në malin Rodopa, duke vënë theksin në rolin e kosit natyral bullgar. “Tregova se jeta tek ne është e thjeshtë – gëzojmë natyrën e bukur, ajrin dhe ujin e pastër, e çmojmë familjen, ruajmë besimin dhe shpesh buzëqeshim”, tha Surkova.
село Момчиловци
FOTO: Божидар Чолаков БНР Кърджали
Momçillovci po bëhet gjithnjë e më i njohur në Shangai si një markë e produkteve të bulmetit që simbolizojnë jetesën e shëndetshme dhe jetëgjatësinë. Sipas fjalëve të kryetares së fshatit, në pothuajse çdo dyqan të madh në Shangai dhe rajonin përreth, një kompani kineze shet produkte bulmeti me markën “Momçillovci”, përfshirë edhe akullore.
Gjatë takimeve në Kinë, grupi bullgar diskutoi mundësitë për të tërhequr turistë kinezë në Momçillovci dhe në malin Rodopa.