Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air".
Në një garë të veçantë, kampioni i shumëfishtë republikan dhe fituesi i katër titujve botërorë dhe katër evropianë në triathlonin e forcës Hristo Muskov dhe Velizar Mitov, gjithashtu një kampion republikan në triathlonin e forcës, arritën, secili veçmas, ta tërheqin makinën në një distancë deri në 15 metra. Ata thonë se ideja për garën lindi spontanisht, por rezultatet do të dërgohen si një përpjekje për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. "Shpresojmë të marrim reagime vitin e ardhshëm se cilat janë kërkesat dhe të bëjmë një përpjekje zyrtare", tha Muskov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA