Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga ajri. Vepra është krijuar tërësisht nga materiale natyrore: gjethe vjeshte, bar dhe humus.
Objekti i ri artistik është pjesë e një serie të artistes së re, e cila shndërron natyrën bullgare në art unik me përmasa të mëdha. Vetëm para 2 vitesh, Vivia prezantoi land art-in e saj, të dedikuar dashurisë.
FOTO: Facebook/Vivia Niki Land Art
Projekti i ri është unik për Bullgarinë për shkallën e realizimit të tij dhe përmban një mesazh të fuqishëm shpirtëror për dritën që vjen nga brenda dhe që duhet ta ruajmë.