Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më
24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop.
Lili Ivanova shpreh falënderime të veçanta për Zherar Pont – drejtor i festivalit FrancoFolies dhe drejtor ekzekutiv i Morgane Groupe, si dhe për Kristina Kambitova, drejtoreshë e FrancoFolies de Bulgarie. Këtë vit këngëtarja mori pjesë për herë të parë në programin e “Francofolies”, i cili pati edicionin e tij të 11-të më 20 dhe 21 qershor në Plovdiv.
Në Paris, turneu i këngëtares Lili Ivanovës do të jetë së bashku me LI Orchestra, ku bëjnë pjesë Angell Djullgerov, Orlin Cvetanov, Ognjan Enev, Ivan Jordanov-Çeri, Hristo Mihalkov, Rosen Vatev dhe trioja vokale “LaTiDa”.
Më 9 janar 2009, Lili Ivanova u bë artistja e parë bullgare me koncert solo në një nga sallat më të njohura të Evropës. Në vitin pasardhës doli albumi “Au Nom De La Foi”, që mban emrin e këngës së kënduar në frëngjisht, me tekst të Stefan Chapelle, muzikë të Kristian Hol dhe orkestrim të Emil Bojaxhiev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: lili.bg