POLITIKË

Artikull

Shoqëria është proevropiane, por mbetet e ndarë për miratimin e euros

Premte, 19 Dhjetor 2025, 13:11

Shoqëria është proevropiane, por mbetet e ndarë për miratimin e euros

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

Mbi gjysmën e të anketuarve, 55.7%, shprehin qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit Evropian. 37.3% janë “kundër”. Këtë e tregon një studim përfaqësues i kryer në fund të nëntorit nga agjencia “Mjara”, porositur nga eurodeputeti Kristian Vigenin.

50.1% e të anketuarve nuk pajtohen që Bullgaria të largohet nga BE-ja, ndërsa 39.4% janë dakord. 50.7% përgjigjen se janë mjaftueshëm të informuar për politikat e Bashkimit, 37.4% kanë dhënë përgjigje negative, ndërsa 11.9% nuk kanë dhënë përgjigje. 33.8% thonë se vendi ka ndryshuar pozitivisht pas anëtarësimit në BE në vitin 2007. Për 41% ndryshimi është negativ, ndërsa për mbi një të pestën nuk ka ndryshim.

Sipas sociologes Janica Petkova, në prag të miratimit të euros shoqëria mbetet e përçarë lidhur me monedhën e përbashkët. 36% e bullgarëve janë “pro” dhe mendojnë se kjo do të ketë efekt pozitiv. 46% janë “kundër”, ndërsa 18% hezitojnë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova