Autor
Allbena Bezovska
Artikull
Shtunë 20 Dhjetor 2025 06:10
Shtunë, 20 Dhjetor 2025, 06:10
FOTO: Arkiv
Madhësia e shkronjave
Dita e Ignat Hyjmbajtësit, e cila gjithnjë bie më 20 dhjetor, ka të bëjë me martirin e shenjtë Ignat Hyjmbajtës. Kjo është një festë ortodokse dhe popullore. Në kalendarin kishtar kjo është dita, në të cilën kremtohet kujtesa e martirit shenjtor Ignat Hyjmbajtësi.
Sipas besimeve, ai është fëmija, të cilën Zoti e mori në duart dhe duke iu tregoi apostujve tha: “në se nuk do të bëheni si fëmijë, nuk do të hyjni në mbretërinë qiellore”. Ignatij u shugurua peshkop i Antiohisë nga Apostulli Petër. Vid si martir.
Sipas traditës së krishtere që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësi fillojnë ethet e lindjes së Hyjlindëses. Ky është edhe një nga motivet që hasen shpesh në këngët popullore në këtë periudhë të vitit.
Për paraardhësit tanë Dita e Ignat Hyjmbajtësi ishte fillimi i vitit të ri. Festa është e njohur edhe si Dita e Re ose si Vit i Ri. Kështu dita konsiderohet si fillim i ciklit të ri vjetor në natyrë dhe bujqësi. Sipas besimeve popullore, nga dita e Ignat Hyjmbajtësit fillon kalimi drejt Vitit të Ri. Ky fillim i ri pritet nga populli me tradita, që synojnë të tërheqin pjellorinë e tokës dhe të kafshëve, si edhe një bereqet të bollshëm. Të shumta janë gjithashtu ritet për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe demonët.
Shën Martiri Ignati Hyjmbartësi
FOTO: bogonosci.bg
Në Bullgarinë Lindore Ditën e Ignat Hyjmbajtësi trapeza bekohet, ashtu siç bëhet kjo Natën e Buzmit. Në trapezë vihen gjella pa mish, buka të ritit, grurë, arë, qep, turshi.
Me rëndësi të veçantë është riti i quajtur në bullgarisht “poljazvane”. Besohet se miku i parë që hyn në shtëpi do të përcaktojë se si do të jetë viti i ardhshëm. Ky person quhet “poljazanik”, që do të thotë njeriu që hyn i pari në shtëpi. Në qoftë se i ashtuquajturi “poljazanik” është njeri fatlum, bujar, i ndershëm dhe pronar i mirë, atëherë fati i tij do t’u kalojë mikpritësve.
Sipas besimit, këtë ditë asgjë nuk duhet të nxirret nga shtëpia, që të mos dalë bashkë me të bereqeti ose fati i familjes. Mirëpo, ai që hyn i pari në shtëpi, i ashtuquajturi “poljazanik”, nuk duhet të vijë me duar bosh. Ai duhet të sjellë me vete një krah dru ose kashtë. Drutë i hedh në vatrën shtëpiake për të ndezur zjarrin. Me një degë të vogël, “poljazaniku” e rrëmon shpuzën duke uruar: “Sa janë xixat e shpuzës, aq të jenë edhe kafshët dhe shpendët shtëpiakë.”
FOTO: Pixabay
Që të kenë një bereqet më të madh, mikpritësit i japin “poljazanikut” një sitë të mbushur me grurë, arra dhe fasule. “Poljazaniku” i mbjell këto në mënyrë simbolike pranë vatrës së shtëpisë, me qëllim që familja të ketë bereqet gjatë gjithë vitit. Ditën e Ignat Hyjmbajtësit nuk duhet të dilet nga shtëpia; nëse kjo bëhet e domosdoshme, atëherë njeriu duhet të kthehet me duar plot. Këtë ditë nuk merret dhe nuk kërkohet qira, as nuk jepet asgjë nga shtëpia. Amviset dhe nuset nuk punojnë. Që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësit fillon përgatitja e djemve të quajtur “kolendarë”, të cilët Natën e Buzmit do të shkojnë shtëpi më shtëpi për t’u kënduar pronarëve këngë për bereqet dhe jetëgjatësi.
FOTO: Arkiv
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova