Artikull
Martë 23 Dhjetor 2025 12:03
Martë, 23 Dhjetor 2025, 12:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Rruga e pamëshirshme”, me regji të Dejan Bararevit, u nderua me Çmimin e Madh për film dokumentar në edicionin e 29-të të Festivalit “Ritoni i Artë”. Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve u mbajt në Plovdiv më 22 dhjetor. Subjekti i filmit trajton ngjitjen e Everestit përgjatë kreshtës perëndimore nga ekspedita bullgare në vitin 1984. Ata janë të fundit që arritën të përballojnë rrugën më vdekjeprurëse. Por arritja, përveç heroizmit, shoqërohet edhe me konflikte që kanë mbetur të fshehura për më shumë se katër dekada.
Çmimin e Madh “Ritoni i Artë” për filmin më të mirë të animuar e fitoi “Balkonada”, me regji të Iva Tokmakçievës. Filmi u vlerësua gjithashtu edhe me çmimin për regjisorin më të mirë. Çmim për regji mori edhe Svetosllav Draganov për filmin dokumentar “Snezha dhe Franc”. Ky është një rrëfim për dashurinë mes një bullgareje dhe një gjermani nga të dyja anët e Perdes së Hekurt, të cilët takohen në vitin 1967 në pushimoren Sllënçev Brjag.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova