Bullgaria nderon ushtarët bullgarë të rënë në Qerbela

Shtunë, 27 Dhjetor 2025, 05:50

Bullgaria nderon ushtarët bullgarë të rënë në Qerbela

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot Bullgaria nderon kujtimin e ushtarakëve bullgarë të rënë gjatë operacionit të forcave të koalicionit për stabilizimin dhe rindërtimin e Irakut në periudhën 2003–2008.

Më 27 dhjetor 2003, pak para mesditës, një kamion-cisternë shpërtheu pranë bazës “India” në Qerbala, ku ndodhej shtabi i batalionit bullgar në Irak. Shoferi–sulmues kishte duart e lidhura për timon që të mos mund të ndalonte. Pesë ushtarë bullgarë humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën rëndë. Të gjithë të rënët u graduan dhe u nderuan pas vdekjes.

Bullgaria mori pjesë në misionin në Irak nga gushti 2003 deri në dhjetor 2008, duke humbur gjithsej 13 ushtarë.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva