Artikull
Dielë 4 Janar 2026 06:10
Dielë, 4 Janar 2026, 06:10
FOTO: @OrlinPavlovOfficial
Madhësia e shkronjave
Të gjithë i njohim këngëtarët yje, por autorët e këngëve të tyre shpesh mbeten në hije. Nëse nuk e keni dëgjuar emrin Biljana Angellova, me siguri keni dëgjuar këngë të krijuara prej saj. Mes tyre është edhe hiti i padiskutueshëm “Lartë”, i interpretuar nga Miro dhe Kojna Ruseva. Këngë të saj këndojnë gjithashtu Margarita Hranova, Mariana Popova, Stefka Janorova, Zhaklin Tarakçi dhe shumë të tjerë. Kënga më e re, me muzikë dhe tekst nga Biljana Angellova dhe me aranzhim nga Aleks Nushev, është “Roman nën shi”. Ideja për këngën lindi një vit më parë si projekt për një muzikal, por më pas gjeti interpretuesit më të përshtatshëm te Orlin Pavllov dhe Vesella Dellçeva.
Sipas ekipit që krijoi “Roman nën shi”, kënga mbart një premtim elegant për një përrallë muzikore, të rrëfyer me thellësi dhe harmoni të butë, sikur të kishte dalë nga një muzikal klasik.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova