Artikull
Martë 30 Dhjetor 2025 09:37
Martë, 30 Dhjetor 2025, 09:37
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, shënoi edhe një herë futjen e monedhës së vetme evropiane në Bullgari me një postim në rrjetet sociale.
"Pritja pothuajse ka mbaruar. Ky është një moment historik që do të forcojë tregtinë, udhëtimet dhe stabilitetin financiar në të gjithë Evropën", shkroi ajo.
Gjatë vizitës së saj në Bullgari në nëntor, Lagarde vuri në dukje se 70-vjetori i saj, i cili bie më 1 janar, do të përkojë me faktin se Bullgaria do të jetë anëtari i 21-të i eurozonës.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva