Martë 30 Dhjetor 2025 13:15
Martë, 30 Dhjetor 2025, 13:15
Rosen Zheljazkov
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Në mbledhjen e qeverisë,
kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria e përfundon
vitin me një Produkt të Brendshëm Bruto (PBB) prej 113 miliardë eurosh, me një
rritje mbi 3% të ekonomisë. Papunësia ulet me 0,6% për vitin 2025 krahasuar me
vitin 2024. Rritja e të punësuarve arrin 1,6%. Ka një rekord në mbledhjen e të
ardhurave, me një rritje prej mbi 5 miliardë eurosh, krahasuar me vitin 2024.
Inflacioni është rreth 3,6%.
“Prej kohësh Bullgaria nuk
është më vendi më i varfër në BE dhe kjo duhet theksuar qartë. Ne po i
paraprijmë Greqisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Lituanisë dhe kjo është arsye për
vetëbesim për çdo bullgar”, theksoi Zheljazkov.
Mekanizmi për futjen e euros do të zgjerohet me një qendër koordinuese, e cila do të drejtohet nga Vlladimir Ivanov, kryetar i Komisionit Shtetëror për Bursat e Mallrave dhe Tregjet, sqaroi kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva