Martë 30 Dhjetor 2025 16:43
Martë, 30 Dhjetor 2025, 16:43
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Jetëgjatësia mesatare në Bullgari po rritet: te meshkujt ajo është 71.9 vjet, ndërsa te gratë është 7.4 vjet më e lartë – 79.3 vjet. Këtë e tregon Raporti për vitin 2024 mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë (2012–2030), i miratuar më 30 dhjetor 2025 nga qeveria. Krahasuar me vitin 2014, jetëgjatësia mesatare te meshkujt u rrit me 0.7 vjet, ndërsa te gratë me 1 vit.
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024 popullsia e Bullgarisë u zvogëlua me 8 121 persona. Në fund të vitit, në vend jetonin 6 437 360 banorë, që përbëjnë 1.4% të popullsisë së Bashkimit Evropian.
52 189 persona kanë ndryshuar vendbanimin e tyre të zakonshëm nga jashtë vendit drejt Bullgarisë gjatë vitit 2024. Prej tyre, 51.5% janë shtetas të vendeve jashtë BE-së, 34.9% kanë shtetësi bullgare, ndërsa 13.6% janë shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova