Artikull
Enjte 1 Janar 2026 18:09
Enjte, 1 Janar 2026, 18:09
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Paga minimale mujore e punës, nga 1 janari 2026, bëhet 620.20 euro (1213 leva). Kjo është 12.6% më e lartë se niveli i vitit të kaluar, i cili ishte 1077 leva. Paga minimale më e lartë do të rrisë të ardhurat e rreth 600 000 personave. Kufiri i varfërisë për vitin 2026 bëhet 390.63 euro (764 leva). Vlera e tij rritet me 64.42 euro (ose me 19.7%) krahasuar me vitin 2025. Me rritjen e këtij kufiri do të shtohen edhe ndihmat sociale dhe mbështetja financiare që janë të lidhura me vlerën e tij, sipas Ligjit për Ndihmën Sociale, Ligjit për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova