POLITIKË

Artikull

Bullgaria shprehu shqetësim për tezat е sajuara nga autoritetet në Shkup

Hënë, 5 Janar 2026, 11:09

Godina e MPJ-së

Godina e MPJ-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Republika e Bullgarisë vëren me shqetësim tezat e radhës të sajuara nga autoritetet në Shkup, të cilat bien në kundërshtim të mprehtë me thelbin e Konsensusit Evropian të vitit 2022.” Këtë qëndrim e shpreh Ministria e Punëve të Jashtme në faqen e saj. 

Qëndrimi lidhet me vendimin e Maqedonisë së Veriut që të paraqesë projekt‑planin për të drejtat e komuniteteve në gjuhën angleze, megjithëse dokumenti do të zbatohet nga institucionet e saj ndaj qytetarëve të vet dhe logjikisht duhet të jetë në një gjuhë të kuptueshme për ta. 

Plani për të drejtat e komuniteteve është një hap i parashikuar të pasojë përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, gjë që do t’u mundësojë fqinjëve tanë të hapin negociatat e anëtarësimit, shpjegon MPJ, duke shtuar se përshëndesin deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski se do të përfshijë në Plan të gjitha vërejtjet e komunitetit bullgar dhe se presin që ai të mbajë premtimin.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva