SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov e nis sezonin e ri të tenisit në Brisbane

Hënë, 5 Janar 2026, 12:11

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, kthehet në fushë pasi nuk kishte pjesëmarrje gati gjysmën e sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi në muskujt e kraharorit, të cilin e pësoi në korrik të vitit të kaluar në “Wimbledon”. Mungesa e gjatë çoi në një rënie të ndjeshme në renditjen botërore, ku ai aktualisht mban vendin e 44‑të. 

Grigor Dimitrov do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë për Vitin e Ri nesër, 6 janar, në turneun ATP 250 në fushat e forta në Brisbane, Australi, duke u përballur me numrin 93 në botë, Pablo Carreño‑Busta. Bullgari, i cili ka fituar dy herë turneun në qytetin australian, ka katër fitore në gjithsej shtatë përballje kundër spanjollit.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva