EKONOMI

Artikull

Periudha e qarkullimit të dyfishtë të levave dhe euros nuk do të zgjatet

Mërkurë, 7 Janar 2026, 18:10

Periudha e qarkullimit të dyfishtë të levave dhe euros nuk do të zgjatet

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Periudha njëmujore e qarkullimit të dyfishtëtë levave dhe eurosnë Bullgari mbetet e pandryshuar, ashtu siç është parashikuar në Ligjin për Futjen e Euros. Do të mund të bëjmë blerje sipas zgjedhjes sonë, ose në leva, ose në euro, vetëm gjatë muajit janar. Ministria e Financave e deklaroi këtë në një qëndrim zyrtar pas thashethemeve për një zgjatje të mundshme të kësaj periudhe.

Institucioni thekson se në të gjitha shtetet që e kanë futur euron si monedhë zyrtare, periudha më e gjatë e qarkullimit të dyfishtë ka qenë një muaj. Disa prej shteteve – Lituania, Letonia, Estonia, Sllovakia dhe Sllovenia – kanë zgjedhur madje edhe një afat më të shkurtër, dy javë. 

Euroja është monedha zyrtare në Bullgari që nga 1 janari 2026.

Lexoni më shumë: 


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva