LAJME

Artikull

621 të rinj nga Bullgaria nisen për një udhëtim falas me tren nëpër Evropë

Dielë, 11 Janar 2026, 06:00

621 të rinj nga Bullgaria nisen për një udhëtim falas me tren nëpër Evropë

FOTO: bulgaria.representation.ec.europa.eu

Madhësia e shkronjave

621 të rinj të moshës 18 vjeç nga Bullgaria po marrin mundësinë të udhëtojnë me tren nëpër Evropë falas. Ata janë pjesë e më shumë se 40000 të rinjve evropianë që marrin pjesë në iniciativën DiscoverEU të Komisionit Evropian. Raundi i aplikimit në vjeshtë ishte i hapur për të rinjtë e lindur midis 1 janarit 2007 dhe 31 dhjetorit 2007, nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga vendet e shoqëruara me Erasmus+.

Të rinjtë do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas deri në 30 ditë midis 1 marsit 2026 dhe 31 majit 2027. Përveç kartës së udhëtimit, pjesëmarrësit do të marrin gjithashtu një kartë zbritjeje që ofron zbritje në aktivitete kulturore, akomodim, transport lokal dhe ushqim.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva