Artikull
Enjte 8 Janar 2026 19:40
Enjte, 8 Janar 2026, 19:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite nga perëndimi vranësirat sërish do të fillojnë të shtohen, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës drejt së shtunës në disa zona të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje bore. Era do të dobësohet dhe do të kthehet nga jugu. Gjatë natës drejt së shtunës nga veriperëndimi do të nisin reshje të reja – shi dhe borë. Do të mbetet ftohtë me temperatura minimale nga –8° deri –3°, në Sofje –8°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 0–1° në Bullgarinë verilindore deri 7–8° në disa zona të jugut; në kryeqytet deri 2°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore, e cila deri në mbrëmje do të dobësohet dhe do të kthehet nga jugu–jugperëndimi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 4–8°, më të larta në jug. Temperatura e ujit të detit është 9–11°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male do të ketë vranësira të ndryshueshme, më të dendura në mbrëmje në Ballkanin Perëndimor, Vitosha dhe Rilla, ku lokalisht do të ketë reshje bore. Era do të jetë e fortë dhe e ashpër nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 1°, ndërsa në 2000 m rreth –6°.
Të shtunën moti do të jetë me vranësira dhe reshje. Në rajonet juglindore dhe në ultësirën e Trakisë së Epërme do të bjerë shi, ndërsa në pjesën tjetër të vendit borë.
Të dielën kudo do të ketë vetëm reshje bore. Të shtunën temperaturat për pak kohë do të rriten: minimalet rreth zeros, ndërsa maksimalet nga 1–2° në veriperëndim deri 10–11° në juglindje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva