Artikull
Premte 9 Janar 2026 04:35
Premte, 9 Janar 2026, 04:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Eurodeputetë nga Komisioni për Punësimin dhe Çështjet Sociale do të vizitojnë më 9 janar një kompleks për strehim të përkohshëm të të rinjve në Sofje. Në këtë institucion ndihmohen fëmijë refugjatë dhe viktima të trafikimit, të moshës 14–18 vjeç. Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian ndodhen për një vizitë treditore në vendin tonë, njofton BTA.
Programi i deputetëve përfshin takime me përfaqësues të organeve kombëtare për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe organizata joqeveritare, vizita në qendra të shërbimeve sociale për fëmijë dhe familje, si dhe njohje me reformat në sistemin e kujdesit për fëmijët në Bullgari.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova