EKONOMI

Artikull

Lagarde shënoi javën e parë nga anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë

Premte, 9 Janar 2026, 10:07

Lagarde shënoi javën e parë nga anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë

FOTO: Facebook/Christine Lagarde

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, publikoi në rrjetet sociale një mesazh me të cilin shënon se kaloi një javë nga anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë. “Një javë nga anëtarësimi i Bullgarisë në euro!”, shkroi Lagarde dhe shtoi se monedhat bullgare në euro janë në qarkullim që nga 1 janari.

Në këtë mënyrë, Lagarde e njohu publikun me prerjet më të mëdha të monedhave bullgare në euro, të cilat tashmë janë mjet ligjor pagese në të gjithë eurozonën. Njëkohësisht, me nga një fjali prezantohen figurat e paraqitura në monedha: mbrojtësi i popullit bullgar, Shën Ivani i Rilës, në monedhën 1 euro, si themelues i Manastirit të Rilës. Shën Paisij, në monedhën 2 euro, paraqitet si rilindës kombëtar dhe autor i veprës “Historia sllavobullgare”.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova