LAJME

Artikull

Sipas ndikimit ndërkombëtar Bullgaria renditet në vendin e 58-të në botë

Premte, 9 Janar 2026, 11:51

Sipas ndikimit ndërkombëtar Bullgaria renditet në vendin e 58-të në botë

FOTO: mediamall.info

Madhësia e shkronjave

Bullgaria zë vendin e 58-të nga 142 shtete në Indeksin e Fuqisë dhe Ndikimit në botë. Këtë e tregon një studim ndërkombëtar i publikuar në revistën amerikane CEOWorld magazine. Në renditje u shfrytëzuan 7 tregues: stabiliteti politik, ndikimi ekonomik, madhësia e buxhetit të mbrojtjes, armatimi, aleancat ndërkombëtare, fuqia e butë dhe fuqia ushtarake. Studimi bazohet në të dhëna nga OKB-ja, OECD-ja dhe nga anketime të zhvilluara në mbi 190 vende me 296 400 të anketuar.

Në vendin e parë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konkurrentët e tyre kryesorë – Kina dhe Rusia – zënë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë. Dhjetëshja e parë mbyllet nga Turqia.

Fqinjët ballkanikë e tejkalojnë Bullgarinë: Greqia renditet në vendin e 29-të, Rumania në të 47-in, ndërsa Serbia në vendin e 57-të.

Të dhënat tregojnë se ndikimi afatgjatë i shteteve nuk varet nga fuqia ushtarake, por nga kombinimi i stabilitetit, statusit ekonomik, aleancave dhe qëndrueshmërisë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova