Artikull
Premte 9 Janar 2026 19:05
Premte, 9 Janar 2026, 19:05
FOTO: Elena Karkallanova
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, që gjatë natës, në shumë zona të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu dhe bore. Do të krijohen kushte për ngrica dhe rrëshqitje në rrugë. Deri në fund të ditës, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin, ndërsa më të konsiderueshme do të jenë në rajonet më jugore. Do të fryjë erë deri mesatare nga jugperëndimi, e cila gradualisht do të kthehet nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore nga verilindja. Me të do të depërtojë ajër i ftohtë. Vonë pasdite, në Bullgarinë Verilindore shiu do të shndërrohet në borë; atje dhe në zonën Podballkan të shtrirë midis vargmalit Stara Planina dhe Sredna Gora, do të formohen ngrica. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2 gradë, në Sofje rreth minus 3 gradë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa në kryeqytet rreth 3 gradë.
Në Bregdetin e Detit të Zi do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 8 deri 10° në pjesën më jugore. Temperatura e ujit të detit është 9-11°. Dallgëzimi i detit do të arrijë deri në 3 ballë.
Në malet do të mbajë mot me vranësira dhe reshje bore, më të dukshme në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore. Do të fryjë erë e fortë dhe stuhi nga perëndimi-jugperëndimi, e cila pasdite do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 1°, ndërsa në 2000 m rreth minus 3°.
Të dielën temperaturat do të kenë një lëvizje të vogël ditore. Në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nga minus 5° deri në 0°, ndërsa në rajonet më lindore deri në 3-4°. Do të ketë reshje bore në të gjithë vendin.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova