LAJME

Artikull

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë për kabinetin e ri më 12 janar

Premte, 9 Janar 2026, 14:09

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë për kabinetin e ri më 12 janar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 12 janar, të hënën, në orën 10:00 të mëngjesit, në përputhje me Kushtetutën, Presidenti Rumen Radev do t'i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë kandidatit për Kryeministër të nominuar nga grupi më i madh parlamentar në Asamblenë e 51-të Kombëtare - atij të GERB-SDS.

Kjo situatë erdhi pasi qeveria e Rosen Zheljazkovit dha dorëheqjen më 11 dhjetor mes protestave më masive në Bullgari në vite. Ato u provokuan nga mospajtimi me aktivitetet e qeverisë së GERB, BSP dhe ITN dhe të mbështetura nga "DPS-Fillimi i Ri".

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva