Artikull
Premte 9 Janar 2026 15:18
Premte, 9 Janar 2026, 15:18
FOTO: Bashkia e Burgasit
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave miratoi strukturën përfundimtare të Spitalit të ri të Fëmijëve "Shën Anastasia" në Burgas. Sipas projektit të përditësuar, spitali do të ofrojë shërbime mjekësore në 27 specialitete mjekësore në 26 struktura me 142 shtretër. Qëllimi kryesor i projektit është të ofrojë kujdes spitalor në kohë, të mjaftueshëm dhe me cilësi të lartë për fëmijët në përputhje të plotë me standardet moderne mjekësore dhe nevojat shëndetësore të popullsisë në rajonin e Burgasit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva