FOLKLOR

Artikull

Magjia e gjallë dhe traditat në Festivalin e Lojërave të Burrave të Maskuar

Shtunë, 10 Janar 2026, 07:35

Magjia e gjallë dhe traditat në Festivalin e Lojërave të Burrave të Maskuar

FOTO: Facebook/Simitlia: Toka e lashtë e burrave të maskuar të quajtur kukeri

Madhësia e shkronjave

Simitli mirëpret pjesëmarrësit në Edicionin e XXII të Festivalit të Lojërave të Burrave të Maskuar - kukeri dhe Maskaradës “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve”. Festivali do të mbahet më 10 dhe 11 janar 2026 dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore, me të cilën banorët e qytetit shënojnë fillimin e vitit.

FOTO: simitli.info

Vendi i ngjarjes është stadiumi i qytetit “Shtator”, ndërsa organizatorët nga Komuna e qyttit Simitli premtojnë dy ditë të mbushura me tradita, zhurmë dhe ngjyra, dhe me tingullin e fuqishëm të zileve në ritmin e zakonit të lashtë të burrave të maskuar kukeri.

FOTO: Facebook/Simitlia: Toka e lashtë e burrave të maskuar të quajtur kukeri

“Simitli – Toka e lashtë e kukerëve” mbledh së bashku grupet maskaradë nga të gjitha anët e Bullgarisë. Ata do të parakalojnë para publikut dhe do të prezantojnë zakonet, kostumet dhe ritualet karakteristike të rajoneve të tyre. Pritet një numër rekord pjesëmarrësish.

FOTO: Facebook/Simitlia: Toka e lashtë e burrave të maskuar të quajtur kukeri

“Tradita që njerëzit të maskohet si Kukeri nuk është një magji e gjallë që lidh të kaluarën me të tashmen. Çdo maskë ka karakter, çdo zile e varur në belin e të maskuarin mban kujtesën, dhe çdo hap në arenën e festivalit ruan fuqinë e të parëve tanë. Në Simitli takohen zakone, rajone dhe stile të ndryshme, por të gjitha – të bashkuara nga dëshira për të ruajtur shpirtin e Bullgarisë”, deklarojnë organizatorët e njërit prej festivaleve më të shumëngjyrësh të burrave të maskuar kukeri në vend.

FOTO: Facebook/Simitlia: Toka e lashtë e burrave të maskuar të quajtur kukeri

Redaktoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova