SPORT

Artikull

Vrapimi si festë – vrapuesit amatorë nderojnë më të mirët midis tyre

Shtunë, 10 Janar 2026, 10:05

Vrapimi si festë – vrapuesit amatorë nderojnë më të mirët midis tyre

FOTO: KrisoK Photography

Madhësia e shkronjave

Më 10 janar jepen Çmimet Vjetore të 13-ta të Shoqërisë së Vrapuesve – një nga ngjarjet më të pritura në kalendarin e adhuruesve të vrapimit në vendin tonë. Ceremonia mbledh vrapues, trajnerë dhe tifozë të lëvizjes nga e gjithë Bullgaria. Një herë në vit, entuziastët takohen jo në vijën e startit, por të veshur me rroba zyrtare, për një festë të shpirtit sportiv.

Iniciativa është organizuar nga vetë komuniteti përmes grupit në Facebook “Vrapim për shëndet. Gara”. Anëtarët bëjnë propozime në kategori të ndryshme dhe votojnë për favoritët e tyre. Finalistët zgjidhen nga një juri e përbërë nga vrapues aktivë, trajnerë dhe specialistë sportivë, por vetë fituesit përcaktohen përmes një vote të fshehtë.

FOTO: KrisoK Photography

Për Çmimet Vjetore të 13-ta, organizatorët kanë përgatitur kategori të ndryshme, në të cilat vlerësohen arritjet e vrapuesve – nga rezultatet më mbresëlënëse deri tek njohjet për kontributin e tyre në komunitet, kreativitetin dhe frymëzimin që sjellin.

Tradita ka nisur vite më parë si një komunitet informal i vrapuesve amatorë dhe me kalimin e kohës u shndërrua në një fenomen të rëndësishëm, që promovon jo vetëm sukseset sportive, por edhe përvojat e përbashkëta dhe pasionin për vrapimin.


Redaktoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova