TURIZËM

Artikull

Qendra e skive “Osogovo” pret adhuruesit e sporteve dimërore

Dielë, 11 Janar 2026, 10:15

Qendra e skive “Osogovo” pret adhuruesit e sporteve dimërore

FOTO: Qendra e Skive Osogovo

Madhësia e shkronjave

Në kulmin e sezonit dimëror, shumë njerëz kthejnë vëmendjen drejt resorteve më të vogla dhe më të përballueshme dimërore në vendin tonë. E tillë është qendra e skive “Osogovo” – vetëm rreth 20 kilometra larg qytetit Kjustendill, ku një fundjavë skish mund të kushtojë më pak krahasuar me pushimoret e mëdha dimërore si Bansko, Borovec dhe Pamporovo.

Që nga fillimi i vitit 2026, bileta ditore për të rriturit në “Osogovo” kushton 30 euro, njoftuan nga kompleksi në faqen e tyre në Facebook, ndërsa bileta gjysmëditore është me çmim 25 euro. Biletat për fëmijët deri në 12 vjeç janë respektivisht 25 euro (ditore) dhe 20 euro (gjysmëditore).

FOTO: Qendra e Skive Osogovo

Për adhuruesit e emocioneve dimërore janë në dispozicion 5 pista ski. Pista “Osogovo” ka niveli më të lartë të vështirësisë dhe është e përshtatshme për të avancuarit. Ajo ka gjatësi mbi 900 metra, ndërsa pjerrësia mesatare është 22% me një diferencë lartësie prej 204 metrash. Pista është e pajisur me sistem për borë artificiale dhe përpunohet çdo ditë me makineri. Teleferiku i skive është i tipit ankorë” me kapacitet 720 persona në orë, ka gjithashtu gardërobë për ski, dhe për adhuruesit e ndjesive të forta është siguruar ndriçim për zbritje nate.

FOTO: Qendra e Skive Osogovo

Në afërsi ndodhet “Osogovo Fun Park”, ku snowboardistët disponojnë një set të plotë pajisjesh dhe pengesash për të rritur adrenalinën e tyre. Rruga deri te qendra e skive “Osogovo” është e mirë dhe pastrohet rregullisht, sigurojnë administratorët e saj.

FOTO: Qendra e Skive Osogovo


Redaktoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova