Artikull
Hënë 12 Janar 2026 10:31
Hënë, 12 Janar 2026, 10:31
FOTO: pixels
Madhësia e shkronjave
Kuotat për personelin e vendeve të treta po rriten me 5% - kjo parashikohet në një projekt-amendament të Ligjit të Migracionit dhe Lëvizshmërisë së Punës, të publikuar për diskutim publik. Sipas tij, të huajt e punësuar nga punëdhënësit bullgarë nuk duhet të kalojnë 25% të stafit në kompaninë përkatëse, dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kuota është 40 për qind. Deri më tani, kufizimet ishin deri në 20 dhe 35%.
Qëllimi është të lehtësohet qasja në tregun e punës për qytetarët e vendeve jo-anëtare të BE-së në përgjigje të kërkesës në rritje për personel nga bizneset.
Projekti ndalon punëdhënësit të punësojnë shtetas të vendeve të treta që banojnë ilegalisht në vend dhe rregullon vendosjen e sanksioneve për punëdhënësit që punësojnë të huaj në shkelje të regjimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva