Artikull
Hënë 12 Janar 2026 11:36
Hënë, 12 Janar 2026, 11:36
Presidenti Rumen Radev (djathtas) dhe Kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Grupi parlamentar i GERB‑SDS mori dhe menjëherë ia ktheu Presidentit mandatin e parë për formimin e qeverisë si të pasuksesshëm. Në takimin te Presidenti Rumen Radev u paraqit vetëm Kryeministri në dorëheqje, Rosen Zheljazkov.
Ai theksoi se 29 marsi është një datë e mirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
"Ju treguat mençuri dhe përgjegjësi duke dhënë dorëheqjen si rezultat i protestave masive që përfshinë të gjithë vendin, por shoqëria pret që ne, përveç lehtësimit të tensionit, të vazhdojmë të qeverisim me përgjegjësi, në përputhje me të gjitha kërkesat e kushtetutës derisa të marrë detyrën një qeveri e re teknike", u përgjigj presidenti.
Rumen Radev është gati t'ia dorëzojë mandatin e dytë koalicionit "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike", i cili gjithashtu njoftoi se do ta kthejë atë. Kjo do të ndodhë në ditët në vijim, tha kreu i shtetit, pa specifikuar se kur.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva